Kalimi i një të zgjedhuri me vota popullore nga një parti tek tjetra nuk ndodh vetëm në Shqipëri. Guvernatori demokrat i shtetit të Virxhinias Perëndimore Jim Justice, ka deklaruar kalimin nga demokratët tek republikanët. Deklarata u bë gjatë një takimi në Hantington, pjesë e të cilit ishte edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Ttrump.

 

Jim Justice: Demokratët u larguan prej meje. Sot, tani, pas shumë lutjesh dhe shumë mendimesh, ju them ju qytetarëve të Virxhinias Perëndimore se nuk mund t’ju ndihmoj si guvernator demokrat. Nga nesër unë do të regjistrohem e do të jem pjesë e republikanëve”

 

Donald Trump: Xhimi erdhi pak javë më parë në Shtepinë e Bardhe dhe biseduam se si mund të hapnim minierat e qymyrit përsëri në Virxhinia. Po ashtu biseduam se çfarë mund të bëjmë për të hapur vende të reja pune dhe sipërmarrje të reja. Por mbi të gjitha ai sot tregoi se axhenda jonë shkon mbi të majtën e të djathtën”

 

Por, gjatë aktivitetin nuk munguan as edhe protestat kundër Presidentit Tump.

 

Jim Justice, është një biznesmen në fushën e bujqësisë dhe minierave. Është i vetmi miliarder në shtetin e Virxhinias Perëndimore. Ai u zgjodh Guvernator nëntorin e vitit të kaluar, kur fitoi 49% të votave. Republikanët rrisin kështu numrin e guvernatorëve në Shtete e Bashkuara në 34 ndaj 15 të demokratëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *