E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Guvernatori i BSH-së: Tërmeti ka pasur ndikim negativ në ekonomi

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko nënvizoi se tërmeti që goditi vendin me 26 nëntor ka shkaktuar dëme në ekonomi, ndërsa shtoi se u shënua edhe papunësia më e ulët në histori.

 

Në konferencën e mbajtur këtë të mërkurë, Sejko tha se efektet negative do të jenë prezente edhe përgjatë vitit 2021. Nga ana tjetër, deklaroi se procesi i rindërtimit do të ndikojë pozitivisht në ekonomi.

 

Reklamë

“Norma e papunësisë u ul me 11.4 përqind, me normën më të ulët në histori. Rritja e pagës është bërë me 3.4 përqind. Ekonomia shqiptare është ende larg punësimit të kapaciteteve të saj prodhuese.”

 

Po ashtu, guvernatori theksoi se investimet private kanë pësuar rënie, si dhe është redaktuar norma e kredive të këqija.

 

“Tregjet financiare janë të qëndrueshme. Vetëm riparimi i dëmeve do të rigjenerojë ekonominë.  Rritja e punësimit dhe e pagave do të mbështesë rritjen e konsumit familjarë. Ambienti i përgjithshëm financiar është kryesisht i qëndrueshëm.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë