Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto mëngjesin e së hënës, përmes së cilave tregon disa nga kantieret e Rilindjes Urbane në disa qytete.

Krahas pamjeve, kreu i qeverisë shkruan në “Facebook” se po punohet pa pushim për përfundimin e këtyre projekteve.

“Kantieret e Rilindjes Urbane nga unaza e Bajram Currit në unazën e re të Konispolit, nga rruga e Thethit në Kalanë e Tepelenës dhe Lungomaren e Sarandës, nga rrugët e fshatrave të Malësisë së Madhe, Elbasanit, Beratit e Përmetit deri tek Lungomarja e Durrësit dhe me radhë, ku punohet punohet papushim për #ShqipërinëqëDuam #GurGurBëhetMur”, shkruan Rama.

Pak më herët, Kryeministri tha se po përfundon fabrika e re agropërpunuese e përgatitjes së esencës së frutave në Tamarë, një investim ky që sipas tij do të ndikojë në punësimin e një numri të konsiderueshëm fermerësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *