Të përfshirë në një konflikt për motive profesionale pak ditë më parë, si drejtori I shkollës së Podgories edhe mësuesi që reagoi forcërisht, kanë nisur normalisht punën në ditën e parë të vitit të ri arsimor.

 

Drejtori i shkollës Aleks Bezati 43 vjec u paraqit me një dëmtim në vetull, si pasojë e këtij konflikti fizik, ndërsa mësuesi  Eduart Xhone 32 vjec pa shenja dhune.

 

Ndaj tyre ka filluar procedimi penal prej policisë rajonale të Korçës, por ende nuk ka filluar zyrtarisht hetimi I çështjes nga Prokuroria.

 

Në këto rrethana, të dy mësuesi dhe eprori I tij nuk mund të ngarkohen me përgjegjësinë e ngjarjes.

 

Në Drejtorinë rajonale të arsimit sqarojnë se përderisa për çështjen nuk ka qëndrim zyrtar nga Prokuroria, nuk mund të meret ndonjë masë.

 

Ndërkaq, Drejtoria rajonale e arsimit, nga ana e saj ka filluar hetimin disiplinor administrativ.

 

Si drejtori I shkollës së Podgories Aleks Bezati edhe mësuesi Eduart Xhone nuk mund të pezullohen pa dalë një konkluzion nga Prokuroria.

 

Incidenti mes tyre ndodhi dy ditë më parë, me mosmarveshje për ndarjen e orëve të mësimit.

 

Konflikti shkoi deri në grushta, duke bërë që policia e Korçës të nisë hetimet, materiali I të cilave nuk është marë ende në shqyrtim nga Prokuroria.

 

Ne foto: Mesuesi Eduart Xhone i cili goditi drejtorin e shkolles.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *