Subscribe

Prodhimi i mbarë i grurit nuk i kënaq fermerët e zonës së Semanit në Fier, kur mendojnë që çmimi i shitjes nuk arrin të përballojë koston e prodhimit.

 

“Në fund kuintali na rezulton shume i shtrenjtë pasi edhe pesticidet për grurin janë më të shtrenjta”

 

Sipas kultivuesve, tregu nuk ka rregullator që të përcaktojë një çmim tavan.

 

“Kemi shumë prodhim, po s’kemi çmim tavan sepse nuk ka treg”

 

Shteti mbështet vetëm ata që mbjellin sipërfaqe të mëdha me grurë, por jo të gjithë kanë mundësi ta bëjnë këtë.

 

“Kush mbjell nga një hektar merr subvencione, por ne mbjellim dhe kultura të tjera, kështu që nuk përfitojmë dhe dalim me humbje”

Sipërfaqe të tëra toke kanë mbetur djerrë, e ndërsa eksperienca e viteve të shkuara ka treguar se, për shkak të çmimit të ulët, fermerët e mbajtën grurin stok e për të mos e hedhur, e përdoren si ushqim për bagëtinë.

 

Ndaj thirrja e tyre shkon për autoritetet, që të ndërhyjnë në një kohë kur kanë mbetur edhe rreth dy javë nga korrja e grurit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *