Xhafaj tha gjatë emisionit Real Story se policia ka punuar mirë gjatë këtij viti për dosjen “Balili” ndonëse nuk është arrestuar, policia ishte protagoniste në bashkëpunim me prokurorine për sekuestrimin e aseteve financiare të Klement Balilit. Xhafaj shtoi se nuk ka dijeni për vendndodhjen e tij, duke pohuar se ndryshe nuk do të ishte ne emision, u shpreh ministri duke përdorur edhe batuten.

 

Më tej duke u ndalur tek një tjeter grup kriminal ai pohoi:

 

“Grupi Shullazi”  është gjithashtu me rrezikshmeri të lartë shoqërore, është një nga ato grupe që janë në fokus të operacionit “Forca e Ligjit”, pavarësisht se disa prej tyre janë në gjykim.Besoj fort që gjykata e krimeve te rënda do të bëj drejtësi për këtë dosje.”

 

Duke u ndalur tek propozimi I vettingut në politike, Xhafaj deklaroi se në këto dekada nuk ka pasur nje shembull që politika të pastroje vetveten ama politika sipas tij, mund të prodhojë instrumenta për të ndeshkuar individe dhe struktura të korruptuara dhe të inkriminuara politike.

 

“ Vettingun në politikë mund ta bëjë me lehtësi SPAK-u dhe BKH-ja, organe të cilat do të ngrihen shumë shpejt. Jo më kot u futën në reformen për drejtësi.

 

Xhafaj pranoi se ka vonesa sa i takon vettingut ne polici por kjo ndodh per shkak te problemeve me infrastrukturen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *