Subscribe

Gjykata në Prishtinë ka shpallur fajtorë duke i dënuar me burgim tetë të akuzuar të rastit “Syri i Popullit”.

Sipas gjykates grupi I struktuar vepronte prej shumë vitesh dhe synonte akte terroriste kundër rendit kushtetues të cilat cënojnë sigurinë e Kosovës.

Anëtarët  kishin planifikuar sulme dhe vrasjen e personaliteteve të larta shtetërorë.

Te shenjestruarit nga syri I popullit ishin presidenti I Kosovës Hashim Thaçi, ish-kryetari I Kuvendit Kadri Veseli, ish-kryeministri Isa Mustafa, ish-ministrit Hajredin Kuçi e  ish komandante te ushtrise clrimtare.

Në procesin gjyqësor për rastin “Syri i Popullit kanë dëshmuar në seancat e mëparshme  edhe presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Gjatë dëshmisë ata kanë përmendur dy drejtuesit e Vetëvendosjes, Albin Kurtin e Glauk Konjufcën, se qëndrojnë prapa organizatës “Syri i Popullit”.

Si reagim ndaj deklaratës së Thaçit e Veselit, drejtuesi i Vetëvendosjes Albin Kurti si dhe Glauk Konjucfa dorezuan padi penale për kallëzim të rremë. Emri i organizates u bë i njohur më 12 mars të vitit 2017, kur Murat Jashari një aktivist politik i viteve 1990, tentoi të vriste në banesë  avokatit Azem Vllasi.

Arrestimi më i bujshëm ishte ai i pjesëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja më 7 tetor të vitit 2017. Ai u kap në portin e Durrësit ndersa tentonte të largohej me pasaportë dhe leje-qëndrimi të falsifikuar franceze.

 

 

Sadri Ramabaja është dënuar me 5 vite burgim

Avni Llumnica12 vjetësh burgim

Ragip Sallova me 4 vjet burgim,

Behxhet Luzha me 2 vjet burgim,

 Halim Halimi me 3 vjet burgim,

Bajrush Konjusha me 3 vjet burgim

Rexhep Topllana me 2 vjet burgim.

Murat Jasharin, 10 vjet në institucione shëndetësore për shkak të gjendjes së tij psikike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *