Grupi parlamentar i PD vlerëson aktin e dorëhehqjes së Lulzim Bashës nga posti i kryetarit

 

Deputetet shprehin gatishmërinë për të negociuar me anëtarët e pezulluar të grupit parlamentar, duke u bërë thirrje që të largojnë Sali Berishën për t’i hapur rrugë bashkimit të partisë.

 

“1. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike (GPPD) vlerëson aktin e
dorëheqjes së Kryetarit të PDSH në funksion të zgjidhjes së problematikës
së krijuar në PD dhe ku si pasojë e së cilës është shkaktuar një përcarje e
thellë e PD nga qendra në bazë, si mekanizëm për zgjidhjen e konfliktit
dhe për bashkimin e demokratëve.

 

2. GPPD i bën thirrje anëtarëve të pezulluar të GPPD që të ofrojnë të
njëjtin mekanizëm për tërheqjen e zotit Berisha, i cili duhet të distancohet
nga vendimmarrja në PD, duke u bërë kështu pjesë e zgjidhjes për të
shmangur përçarjen e PD dhe për të bërë të mundur bashkimin mes
demokratëve. Në këtë rast kërkojmë respektimin e vlerave dhe parimeve
statutore të PD, me qëllim shmangien e pasojave të deklaruara publikisht
nga SHBA.

 

3. GPPD shpeh gatishmërinë për të negociuar me anëtarët e pezulluar të
GPPD, me qëllim gjetjen e një zgjidhje të pranueshme, që sjell
ndërprerjen e menjëhershme të konfliktit të brendshëm dhe i hap rrugë
bashkimit. GPPD ngarkon strukturat përgjegjëse për të kërkuar një grup
ndërmjetësimi nga Partitë Popullore Europiane, me qëllim lehtësimin e
komunikimit dhe gjetjen e një zgjidhje afatgjatë dhe të pranueshme.

 

4. GPPD vlerëson se pas realizimit të dakordësisë për pikat e mësipërme,
i hapet rrugë mundësisë për të gjetur një mekanizëm konsensual, në
konsultim edhe me institucionet e tjera të Partisë, me funksion kryesor:
a. ndërmarrjen e një fushate ndërgjegjësuese në bazë me qëllim bashkimin
mes demokratëve.
b. përgatitjen e partisë për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe riorganizimin
e partisë në bazë.
c. përgatitjen e kushteve të nevojshme për organizimin e zgjedhjeve në të
gjitha strukturat drejtuese në qendër menjëherë pas zgjedhjeve lokale”, thuhet në deklaratë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *