E premte, 18 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 orë më parë
Bota

Grupi militant i Shtetit Islamik emëron liderin e ri

Ilustrim · Vizion Plus

Grupi militant, Shteti Islamik (IS) ka konfirmuar vdekjen e liderit, Abu Bakr al-Baghdadi, si dhe ka njoftuar për pasardhësin e tij.

Një bashkëpunëtor i IS-it në platformën për mesazhe, Telegram ka thënë se Abu Ibrahim al-Hashemi al-Qurayshi është lider i ri i grupit.

Forcat speciale amerikane kanë ndjekur Baghdadin në veriperëndim të Sirisë gjatë fundjavës dhe kanë sulmuar atë në kompleksin e tij.

Al-Baghdadi ka ikur në një tunel dhe ka shpërthyer jelekun vetëvrasës, duke vrarë edhe dy fëmijët e tij, përveç vetes.

Ai ishte shpallur lider i grupit ekstremist, Shteti Islamik më 2014 kur militantët e IS-it kontrollonin pjesë të mëdha të territorit në Siri dhe Irak.

Ushtria amerikane ka publikuar gjatë ditës pamjet e para të sulmit, në përndjekje të Baghdadit./ REL

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh