Ne mbështetje te qëndrimit te Britanisë ne union jane shprehur edhe kater vende te Europes Qendrore. Kryeministrat e atij qe njihet si Grupi i Vishegradit kane dale me nje deklarate te përbashkët ne përfundim te nje samiti treditor ne Prage. Sipas tyre, BE do te jete me i forte me Britaninë. Kryeministrat cek, hungarez, polak e sllovak kërkojnë qe Mbretëria e Bashkuar te mbetet brenda bllokut. Shefi i qeverise çeke, Bohuslav Sobotka tha se largimi do te ishte humbje e madhe per BE dhe Britanine dhe do ta dobësonte unionin. Ata bene apel votuesve qe ne referendumin e 23 qershorit te mbështesin qëndrimin ne bllok. Per BE do te ishte me i lehte përballimi i sfidave me Britaninë ne krah, veçanërisht per krizën e emigranteve, qe mbetet çështje e nxehte. Kur kane mbetur edhe dy jave deri ne mbajtjen e referendumit, sondazhet tregojnë se diferenca mes votes pro dhe kundër eshte shume e ngushte, çka e ben deri tani te paparashikueshëm rezultatin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *