Gjykata e Krimeve te Renda dënoi me 9 vite burg  Taulant Haxhirajn, kreun e grupit kriminal të cilit në vitin 2016 iu sekuestrua 2.4 ton kanabis.

 

Në vendimin e dhënë këtë të hënë Gjykata dënoi me 8 vite heqje lirie Shkëlqim Kociaj, 8 vite Marjus Bajramin dhe 4 vite burg  Xhovalin Bacon. Të gjithë të pandehurit përfituan nga gjykimi i shkurtuar, duke iu ulur një e treta e dënimit.

 

Nga hetimet e prokurorisë, rezultoi se Taulant Haxhiraj kujdesej për parcelat me kanabis te  Moisi Habilajt. Për këtë ai bashkëpunonte me efektivin e policisë Renato Avdyli i cili është shpallur ne kërkim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *