Video · Politikë
Grupi i PS vendos të rrëzojë dekretin e Metës dhe amendamentet e LSI
Partia Socialiste ka vendosur që të rrëzojë në seancën plenare të së enjtes dekretin e presidentit Meta për noterinë.
Në mbledhjen e grupit parlamentar që u zhvillua këtë të hënë, ligjvënësit socialistë vendosën gjithashtu që të rrëzojnë edhe dy amendamentet e LSI për buxhetin për Arsimin e Lartë.
Reklamë
Amendamente që kanë kaluar për diskutim në Komisionin e Ekonomisë.
Nën drejtimin e Taulant Ballës grupi i PS vendosi nga ana tjetër që të rishikojë edhe njëherë ligjin për Kadastrën që po ashtu u kthye për shqyrtim nga presideni Meta.
Më shumë video
Reklamë




