E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Grupi i PS “rrëzon” komisionin hetimor “Becceti”, votë pro hetimit të zgjedhjeve dhe Inceneratorëve

Grupi Parlamentar i PS pritet të votojë kundër ngritjes së komisionit hetimor “Becceti” në seancën parlamentare të ditës së enjte.

Ky është vendimi që ka marrë grupi i PS në mbledhjen e zhvilluar këtë të hënë.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se grupi i PS do të kërkojë riformulim të objektit të hetimit.

Ndërkohë për komisionet e tjera hetimore që PD ka kërkuar të ngrihen, ajo për hetimin e zgjedhjeve të 25 prillit dhe Inceneratoret, grupi parlamentar i PS do të votojë pro ngritjes së tyre.

Më shumë video

Reklamë