Kreu i PD, Lulzim Basha në përfundim të mbledhjes së grupit të PD, tha se në videokonferencën me Daul dhe Hahn është shprehur shqetësimi për krizën politike në Shqipëri dhe se grupi ka mërrë vendimin se opozita futet në zgjedhjeve vetëm me qeveri teknike.
Deklarata e plotë e Bashës
Jam këtu për të zbardhur tërësisht dhe pa rezerva mbledhje e grupit dhe videokonferencën. Gjatë kësaj mbledhje dhe videokonference u përcoll shqetësimi i madh i PPE për situatën në Shqipëri si politike ashtu edhe kriminale dhe veçanërisht për drogën. U përcoll angazhimi i Bashkimit Europian për luftën kundër Drogës. Narkomafia dikton përmes qeverisë së Edi Ramës dhe po tenton të diktojë edhe zgjedhjet.
Realizoj në këtë moment përgjegjësitë e mia personale për takimin një orë e gjysëm që i njoha me situatën në vend. Pasi u njohën me problemet e thella u larguan me shpresën se do na kontaktojnë. Më pas u ra dakord për dy takime të veçanta në pallatin e kongreseve që na u paraqitën tre pika.
- Shtyrja e zgjedhjeve me 16 korrik
- Zëvendësimi i 4 ministrave teknikë të zgjedhur nga Rama dhe pranuar nga apozita
- Kalimin e kryetarit të kqz,
Ne shikuam në këtë pikë të tretë disa propozime të majit të vitit të kaluar
Prania e 4 ministrave e me propozim nga Rama dhe miratim nga ne ishte e pamjaftueshme sepse Rama ka provuar se është i aftë të blejë parti të tëra, të blejë deputetë të partive të tjera madje edhe të aleatit të tij. Kundërpropozimi ishte që kryeministri i qeverisë teknike të zgjidhej nga Edi Rama dhe me miratimin tonë.
Sa i përket datës së zgjedhjeve në kërkuam që të kemi shtyrje të saj të kushtëzuar nga realizimi i zgjedhjeve elektronike dhe biometrike. Na u recitua argumenti i OSBE se nuk realizohej në këtë kohë. Në vërtetuam të kundërtën me provat e kompanive të kontaktuara më herët të cilat e realizonin këtë maksimumi brenda 6 muajve. Kompromisi ishte që nëse nuk bëhej për 6 muaj, të shikonim mundësinë e identifikimit biometrik dhe numërimit eletronik.
Në pikën e tretë ne e gjetëm veten në disa pika, por ne nuk mund të kishim kreun e KQZ pasi realizimi i zgjedhjeve është përgjegjësi e mazhorancës. Më pas nuk patëm asnjë komunkim sepse pala tjetër nuk kishte rënë dakord. Ajo që u paraqit si një platformë zgjidhje ishte diçka që Rama e kishte dakordësuar shumë kohë më parë se ne të ishim në dijeni.
E bëra këtë deklarim sepse dua të vërtetoj se kjo është një kauzë jo vetëm për demokratët por për gjithë shqiptarët.
Në videokonferencë unë ofrova gjithçka që mund mund të ofrojmë ne për votën e qytetarëve. U hoqën paralele me Maqedoninë, ku unë kërkova që të mos përzihen. Ajo që ne kemi thënë është konfirmuar në vijimësi nga raportet ndërkombëtare. Deklarata e Gabrielit ishte e papranueshme.
Ndërkohë që qëndrimet tona janë këto, nuk kemi pasur asnjë lëvizje të vetme nga Rama se çfarë do të bëjë me lidhjet me krimin për të ofruar garanci për zgjedhje të lira. Asnjë përgjigje nuk ka dhënë deri më sot. Qëndrimi është i qartë, Edi Ramës i kërkohet dorëheqja dhe bashkë me të edhe Partisë Socialiste dhe t’i bashkohet kauzës për të luftuar këtë të keqe. Largimi i tij nga kjo qeveri mjafton si garanci. Mban peng një komb të tërë, dhe kompromenton gjithçka. Ne nuk e tradhëtojmë këtë kauzë të qytetarëve. Ne nuk mund të futemi në zgjedhje me parimin “Hyni në zgjedhje se problemet i zgjidhim pas zgjedhjeve”. Ne nuk mund të braktisim këtë kauzë. Partia Demokratike do ta ketë të cunguar legjitimitetin për të mbajtur përgjegjësi nëse në këto kushte qytetarët ngrihen. E kam thënë që qeveria teknike dhe votimi eletronik, janë garanci për ne. Nëse ka propozime që garantojnë çfarë ofrojnë propozimet tona jemi dakord. Ne nuk e tradhëtojmë kauzën tonë. Ne nuk do të lëmë halabakët e administratës të bëjnë këtë që bënë edhe sot në Elbasan. Ne marrim përgjegjësi të plotë për të dorëzuar gjithçka që kemi për të shkuar në fund të kësaj kauze. Mashtrimi tjetër që i kishin bërë ndërkombëtarëve ishte se skadon afati. U thashë që afati ka kohë që ka kaluar.
Tani nuk ka më hapësirë për fasadë. Me këtë vendim shkojnë në tavolinën e negociatave të thirrura nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani. Prandaj ditën e nesërme, flasim për zhvillimin e tryezës. Ky është vendimi unanim i grupit parlamentar të PD-së dhe unë jam i gatshëm, që nesër në një orë të përshtatashme për zotin Rama, të ulem në tryezë me këto kushte.