Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
01 September 2026
Vizion fokus

Mali i Zi më afër Bashkimit Europian, Serbia po...

Studimi/ Kokaina tejkalon naftën si sektori kryesor i eksportit...

Eksportet e kokainës në Kolumbi tejkalojnë për herë të...

Ministri rus rikthehet në tryezën e G20-s, Evropa proteston

“Do t’i godasim fort”, pas kërcënimeve të Trump për...

Tragjedia në det pranë Qipros! Dëshmia tronditëse e një...

Hoxha: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati...

Vrasja e reperit Tupac, zbardhet misteri 30-vjeçar, dënohet ish-kreu...

Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën 3 persona...

E rëndë, ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron...

Grupi i parë i ushtarëve ukrainas përfundon trajnimin amerikan në Gjermani

18 Shkurt 12:18

Grupi i parë prej 635 luftëtarësh ukrainas ka përfunduar një trajnim të avancuar pesë-javor amerikan në Gjermani mbi aftësitë e sofistikuara luftarake dhe mjetet e blinduara, tha Pentagoni më 17 shkurt.

Trupat iu nënshtruan një kursi intensiv që i përgatit ata të marrin automjetet luftarake Bradley dhe M109 Paladins në fushëbetejë.

Stërvitja pritet të jetë vendimtare në ofensivën e ardhshme të pranverës kundër rusëve.

Një grup i dytë prej rreth 710 trupash ukrainase ka mbërritur në zonën e trajnimit Grafenwoehr të Gjermanisë, tha zëdhënësi i Pentagonit, gjenerali Pat Ryder.

Në tetor të vitit të kaluar, Këshilli i Bashkimit Evropian krijoi një mision për ndihmë ushtarake në Ukrainë (EUMAM Ukraine) – misionin e parë të këtij lloji, të cilin BE-ja e ndërmerr kolektivisht.

Sipas marrëveshjes, deri në 15 mijë ukrainas do të trajnohen në territorin evropian, por lihet mundësia që, në përputhje me nevojat, kjo shifër të rritet.

Ndër vendet që kanë ofruar territorin e tyre për stërvitjen e ushtarëve ukrainas janë: Gjermania dhe Polonia.

Gjithashtu, Berlini tha muajin e kaluar se synon të dërgojë rreth 30 tanke për të ndihmuar forcat ukrainase që të luftojnë pushtimin rus, pasi Gjermania u përball me presion nga Kievi dhe mbështetësit e tij që të japë dritën jeshile për lejimin e dërgimit të tankeve.

Por, ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, pas takimit me homologët e tij të NATO-s në Bruksel, tha se deri më tani kanë mbledhur vetëm 14 tanke të reja Leopard të llojit A6, dhe tre nga Portugalia.

Gjermania, Polonia dhe Ukraina kanë mbajtur bisedime me anëtarët e tjerë të NATO-s në margjinat e samitit në Bruksel të martën, në tentim për të siguruar më shumë tanke për Kievin.

Pistorius tha se do të mbahen bisedime të tjera më vonë gjatë kësaj jave me donatorë të tjerë potencialë.

Ukraina ka kërkuar nga mbështetësit e saj perëndimorë që t’i dërgojnë tanke moderne, në mënyrë që të luftojë ofensivën ruse.

Polonia po ashtu është zotuar se do të dërgojë një batalion me Leopard 2 në Kiev dhe aktualisht është duke trajnuar trupat ukrainase për t’i përdorur këto tanke./R.E.L

Posted Under:
Kronike Kryesoret
Tagged:
Gjermani Trajnim Ukraine Ushtarë

Nga e njëjta kategori

Riatdhesimi i 5 personave nga kampet e Sirisë, reagon ambasada e SHBA në Tiranë: Fitore për familjet dhe sigurinë globale!

më shumë...

Ndryshime në drejtimin e Policisë, emërohen drejtuesit e rinj në Elbasan, Korçë dhe Tiranë

më shumë...

Vdekja e 37-vjeçares shtatzënë në Pogradec, kush janë tre mjekët nën hetim (EMRAT)

më shumë...

Zjarri në fshatrat e Ulzës, situata mbetet kritike, kërkohet ndërhyrje nga ajri për të vënë nën kontroll flakët

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:33

Riatdhesimi i 5 personave nga kampet e...

10:28

Mali i Zi më afër Bashkimit Europian,...

10:26

Ndryshime në drejtimin e Policisë, emërohen drejtuesit...

10:17

Studimi/ Kokaina tejkalon naftën si sektori kryesor...

10:09

Vdekja e 37-vjeçares shtatzënë në Pogradec, kush...

10:08

Korçë/ Arrestohen dy persona për shitje droge,...

9:58

Zjarret në Shqipëri, 27 vatra të raportuara...

9:53

Eksportet e kokainës në Kolumbi tejkalojnë për...

9:50

Ministri rus rikthehet në tryezën e G20-s,...

9:37

PDK dhe Aleanca para Qeverisë edhe pas...

9:25

Zjarri në fshatrat e Ulzës, situata mbetet...

9:18

U kapën duke transportuar drogë, arrestohen dy...

9:12

“Do t’i godasim fort”, pas kërcënimeve të...

9:03

Tragjedia në det pranë Qipros! Dëshmia tronditëse...

8:48

Hoxha: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e...

8:14

Vrasja e reperit Tupac, zbardhet misteri 30-vjeçar,...

8:12

Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën...

8:10

Parashikimi i motit për sot, 1 shtator...

8:07

Horoskopi për ditën e sotme, 1 Shtator...

10:52

Çfarë thotë shkenca për nënat që flenë...

Më të klikuarat

  • “Nëse nuk kthehesh në shtëpi, do të kesh një jetë ferri”, pr...
  • Pas shkarkimit nga Veliaj, Ristani largohet përfundimisht ng...
  • E rëndë, ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë...
  • Pësoi arrest kardiak në burg, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlo...
  • 37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë gjatë transportimit në Ti...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.