Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
23 July 2026
Vizion fokus

Dhuna në protestë, policia shoqëron 23 qytetarë

Helika i preu këmbën, dalin detaje nga plagosja në...

“Jam afër marrjes së një vendimi”, Trump paralajmëron sulm...

Skuadra e Serie A interesohet për Mario Mitajn, ja...

Zjarr në Shelegar dhe Bregas të Finiqit

Kuvendi miraton ndryshime në ligjin “Për Policinë e Shtetit”,...

Përkeqësimi i motit, jepet alarmi në Vlorë! Ndalohet lundrimi...

Netanyahu: Hap historik nëse Arabia Saudite i bashkohet me...

PS miratohen rezolutat për SPAK-un dhe 6 institucione të...

Tensione në Kuvend, Bardhi i hedh ujë Ramës, Peleshi...

“Grupi i Brilant Martinaj dhunoi Roan Brahimin”, gazetari zbulon si nisi përplasja mes grupeve kriminale: 32-vjeçari nuk ia fali kushëririt të Ervis Martinajt

21 Prill 09:20

Më 17 prill, në Lezhë u ekzekutua në një atentat mafioz Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit alias Sidorel Prendi. Një orë pas atentatit që tronditi Lezhën, katër të rinj u plagosën në Lundër. Mes të plagosurve janë edhe dy vëllezër të mitur.

Policia ka dyshime se katër personat janë plagosur gabimisht, pasi dyshohet se shënjestër ishte gruaja e Roan Brahimit. Ky i fundit u ekzekutua në një atentat mafioz mbrëmjen e 9 majit 2024 në Athinë në sy të gruas dhe djalit të tij. Roan Brahimi njihej edhe si armiku i përbetuar i Ervis Martinaj, fati i të cilit është mister prej gushtit të vitit 2022.

Lexo edhe :

Related Posts

Atentati ndaj katër të rinjve në Lundër, policia gjen një mjet të djegur: Dyshohet se u përdor nga autorët
Policia në kërkim të atentatorëve, pas plagosjes në Tiranë autorët u larguan me motor drejt Elbasanit

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, i ftuar në emisionin “7pa5” ka shpjeguar se si ka nisur hasmëria mes dy grupeve rivale. Roan Brahimi, i kishte një shumë parash borxh kushëririt të Ervis Martinajt, Brilant Martinaj (i ekzekutuar më 17 korrik 2022). Grupi i Brilantit më pas e ka kapur dhe dhunuar Roan Brahimin, ndërsa ky i fundit mesa duket nuk ia fali.

Esido Barkaj: Në Lezhë mbeti i vrarë babi i Roan Brahimit. Roan Brahimi ishte një eksponent i lidhur me botën e krimit, shpesh ka sjellë edhe përplasje mes grupeve të ashpra të zonës. Bandat kriminale që operonin në zonën e Lezhës, Laçit ishin banda të frikshme. Ka pasur përplasje të ashpra me grupin kriminal të Ervis Martinaj. Zanafilla nis para disa vitesh. Dyshohet se Roan Brahimi kishte një shumë borxh ngaj Brilant Martinaj. Ai u kap nga grupi i Brilantitt, u dhunua dhe poshtërua nga disa veprime të pahijshme. Kjo mesa duket nuk është pranuar nga Roan Brahimi.

Në lidhje me atentatin e trefishtë në Fushë Krujë ku mbeti i vrarë edhe Brilant Martinaj dyshohet se fshihej Roan Brahimi për shkak të përplasjeve të ashpra që kanë pasur. Vijon më pas saga kriminale. Është vrasja e Gentjan Bejtjas në Larushk të Fushë Krujës. Bejtja dyshohet se ishte pjesë e grupit të Martinajt dhe dyshohet se pas ekzekutimit të tij fshihet Roan Brahimi. Sa i takon atentatit në Tiranë, për policinë një pistë e fortë mbetet ajo e ngatërimit të shënjestrës. Në zonën e Lundrës jeton edhe e veja e Roan Brahimit. Të katër personat e plagosur nuk kanë të shkuar kriminale dhe nuk kanë pasur probleme të tjera. Megjithatë nuk përjashtohen pistat e tjera.

Roan Brahimi njihet si armiku i përbetuar i Ervis Martinjat? A është gjallë Ervis Martinaj?

Esido Barkaj: Është e vështirë të thuhet në momentin që nuk ka një njoftim zyrtar nga policia. Një ultimatum që u vendos nga Rama për Rrumbullakun ishte që të zbardhej e vërteta për Martinajn brenda 100 ditësh. Nuk morëm asnjëherë një përgjigje. Unë dyshoj se policia e ka një indicie për fatin e Martinaj nëse ai është gjallë apo i vdekur. Kjo nuk mund të diskutohet publikisht nga unë apo kolegët e mi në momentin që nuk kemi një version zyrtar. Është një mister, i cili nuk mendoj se do zgjasë shumë. Mund të kemi një pergjigje në lidhje me fatin e tij shumë shpejt./vizionplus.tv

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
Brilant Martinaj ervis mrtinaj esido barkaj roan brahimi

Nga e njëjta kategori

Dhuna në protestë, policia shoqëron 23 qytetarë

më shumë...

Helika i preu këmbën, dalin detaje nga plagosja në det e 17-vjeçarit në Vlorë

më shumë...

Pogradec/ Humb jetën një i moshuar në plazh, dyshohet se pësoi infarkt

më shumë...

Plagoset aksidentalisht nga helika e një skafi 17-vjeçari në Vlorë (EMRI)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

6:53

Dhuna në protestë, policia shoqëron 23 qytetarë

6:37

Helika i preu këmbën, dalin detaje nga...

6:34

Pogradec/ Humb jetën një i moshuar në...

6:30

“Jam afër marrjes së një vendimi”, Trump...

6:09

Skuadra e Serie A interesohet për Mario...

5:40

Plagoset aksidentalisht nga helika e një skafi...

5:27

Zjarr në Shelegar dhe Bregas të Finiqit

5:14

Kuvendi miraton ndryshime në ligjin “Për Policinë...

5:13

E rëndë në Kosovë, djali vret aksidentalisht...

4:52

Përkeqësimi i motit, jepet alarmi në Vlorë!...

4:40

Netanyahu: Hap historik nëse Arabia Saudite i...

4:20

PS miratohen rezolutat për SPAK-un dhe 6...

3:45

Tensione në Kuvend, Bardhi i hedh ujë...

3:33

Kërkoi lirinë kundrejt garancisë pasurore, Apeli i...

3:19

Dëmtimet e syrit tek fëmijët, mjekët: Prindërit...

3:07

Rama në Kuvend, opozita bllokon foltoren, mazhoranca...

2:42

Uashingtoni dhe Riadi finalizojnë marrëveshjen bërthamore

2:29

Dita e fundit e Mërkurit në retrograd!...

2:15

“Lamallari do kishte arrestuar të gjitha pulat...

1:56

“Aplikoni për të zgjeruar biznesin”, Koçiu: Qeveria...

Më të klikuarat

  • Dita e fundit e Mërkurit në retrograd! Parashikimi i Horosko...
  • QSUT: 17 persona po marrin trajtim mjekësor pas protestës, t...
  • Spiropali: Ka ardhur koha për të ndryshuar këtë sistem polit...
  • Netanyahu: Hap historik nëse Arabia Saudite i bashkohet me M...
  • U arrestua një ditë më parë për dhunë ndaj vjehrrit, del sot...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.