Është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë Ismail Zeneli, i akuzuar si një prej anëtarëve të grupit kriminal të Ervin Matës dhe Eralbi Breçanit në trafikun e drogës.
Pjesë e kësaj organitaze rezulton të ketë qenë edhe Erzen Breçani.
Lexo edhe :
Related Posts
Ismail Zeneli akuzohet nga SPAK se ka bashkëpunuar në trafikun e drogës nga Amerika e Jugut drejt porteve kryesore europiane, veçanërisht në Spanjë.
Ai akuzohet gjithashtu se ka dhënë informacione mbi vendndodhjen e vëllezërve Albert Nela dhe Edmond Nela, të cilët jetonin në Britani, me qëllim vrasjen e tyre.
Zeneli u arrestua në Spanjë në 2 dhjetor të vitit 2023 dhe tashmë duhet të përballet me drejtësinë në Shqipëri./vizionplus.tv





