Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 August 2026
Vizion fokus

Shumë turistë, por shpenzojnë pak, ekspertët: Shqipëria renditet ende...

Irani kushte shtesë për Hormuzin: Do të hapet plotësisht...

“Jo paralele mes Kosovës e Ukrainës”, Tirana zyrtare i...

Nga shokë fëmijërie në “rivalë”, si nisi përplasja mes...

“Betejë e jashtëzakonshme”, Rama për zjarrin në Krujë: Bilanci...

Situatë alarmante në Krujë, Lamallari dhe Nufi në terren,...

Arrestohet vrasësi i 20 vjeçarit në Korçë

Situata jashtë kontrollit nga zjarret në Krujë, Bashkia urdhëron...

Prej dy vitesh në kërkim nga SPAK, arrestohet në...

Arrestohet 73 vjeçari në Krujë, akuzohet për zjarrvënie të...

“Grup i strukturuar kriminal”, SPAK mbyll hetimet për 23 të pandehurit që kultivonin drogë në Shkodër, çon dosjen për gjykim

21 Gusht 09:45

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka mgyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim 23 persona të cilët akuzohen për  veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e bashkëpunimit të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Bëhet fjalë për shtetasit Arian Popa, Arben Uruçi, Ardjan Tahiri, Samet Dahati, Besar Lejthiza, Izmir Dahati, Ermis Sela, Afrim Dahati, Liljana Çopani, Vajdije Allamani, Pjetër Gjoni, Roland Gjoni, Fabion Gjoni, Danjela Hasani, Valbona Haka, Mimoza Hoti, Elida Doku, Hurme Bafti, Franga Gjini, Fatime Baftaj, Drita Çuni, Dorentina Hoxha dhe Blerina Meta.

Faktet kriminale të hetuara në kuadër të këtij procedimi penal kanë të bëjnë me ngjarjen e datës 17.06.2022, të ndodhur në territorin administrativ të fshatit Vallas, Njësia Administrative Oblik.

Në këtë territor, nga ana e punonjësve të policisë së Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, rreth 100 metra largësi nga Xhamia e fshatit Vallas, janë konstatuar parcela të mbjella me bimë narkotike të llojit “Cannabis Sativa”, në total 32.000 rrënjë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e përshtatuara për shërbimin e kësaj bime është konstatuar në proces tharje material bimor në formë boçeje, me aromë dhe karakteristikë si ajo e lëndës narkotike “Cannabis Sativa”. Ky material bimor, pas peshimit rezultoi në total 112.55 kg. Në vazhdim të kontrollit janë gjetur gjithashtu edhe bimë të prera në proces tharje, me peshë 130 kg. Në total, lënda e tharë e gjetur në vendin e ngjarjes ka rezultuar të jetë 246.05 kg.

Po kështu, pjesë e hetimit paraprak ka qenë edhe ngjarja e datës 12.10.2022, ndodhur në fshatin Bleran-Bardhaj, Njësia Administrative Rrethina, Bashkia Shkodër. Në këtë territor, policia gjyqësore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, bazuar në informacionet përkatëse ka ushtruar kontrolle në dy banesa ngjitur me njëra-tjetrën, në pronësi të vëllezërve Pjetër Gjoni Roland Gjoni, si edhe babait të këtyre të fundit.

Në banesën e vëllezërve Gjoni është gjetur një serë e improvizuar me plastmas, brenda së cilës u konstatuan disa shtetase duke punuar. Në ambientet e brendshme të serës, pas kontrollit të ushtruar është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike në proces tharje, me peshë 5.955 kg dhe në gjendje të thatë me peshë 80.095 kg. Pesha totale e sasisë së lëndës narkotike ka rezultuar të ishte 86.05 kg.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore, në datë 20.08.2024, çështja penale nr. 71, e vitit 2024, është dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në lidhje me autorët dhe veprat penale të cilat u atribuohen, Prokuroria e Posaçme ka proceduar sa poshtë vijon :

Në lidhje me episodin e datës 17.06.2022, që ka të bëjë më ngjarjen e ndodhur në fshatin Vallas, Njësia Administrative Oblik, është akuzuar si organizator i kësaj veprimtarie të kundërligjshme shtetasi Arian Popa. Veprat për të cilat ky shtetas është akuzuar janë: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e bashkëpunimit të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Gjithashtu, shtetasit Arben Uruçi, Ardjan Tahiri, Samet Dahati, Besar Lejthiza, Izmir Dahati, Ermis Sela, Afrim Dahati, provohen të qenë pjesëmarrës në grupin e strukturuar kriminal, i cili ka patur si objekt të aktivitetit të tij të kundërligjshëm, kultivimin dhe prodhimin e bimëve narkotike “Cannabis Sativa”.

Këta shtetas janë akuzuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e bashkëpunimit të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Shtetaset Liljana Çopani dhe Vajdije Allamani, të cilat provohet se kanë kryer procesin e përpunimit të bimëve narkotike “Cannabis Sativa” deri në përftimin e produktit përfundimtar, janë akuzuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Në lidhje me episodin e datës 12.10.2022, që ka të bëjë me ngjarjen e ndodhur në fshatin Bleran-Bardhaj, Njësia Administrative Rrethina, Bashkia Shkodër, nga hetimi paraprak është provuar të jetë autor dhe për pasojë është akuzuar si organizator i kësaj veprimtarie të kundërligjshme shtetasi Pjetër Gjoni.

Veprat penale për të cilat është akuzuar ky shtetas janë: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e bashkëpunimit të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Shtetasit Roland Gjoni dhe Fabion Gjoni është provuar të kenë qenë pjesëmarrës në veprimtarinë e kundërligjshme të kultivimit dhe prodhimit të lëndëve narkotike (bimë). Veprat penale për të cilat janë akuzuar këta shtetas janë: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e bashkëpunimit të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Shtetësja Danjela Hasani është akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e bashkëpunimit të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Kurse shtetaset Valbona Haka, Mimoza Hoti, Elida Doku, Hurme Bafti, Franga Gjini, Fatime Baftaj, Drita Çuni, Dorentina Hoxha, Blerina Meta, janë akuzuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Sqarim: Kërkesa për gjykim është pjesë e ushtrimit të ndjekjes penale. Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës së prerë./vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
Afrim Dahati Arben Uruçi Ardjan Tahiri Arian Popa Besar Lejthiza Danjela Hasani Dorentina Hoxha dhe Blerina Meta Drita Çuni Elida Doku Ermis Sela Fabion Gjoni Fatime Baftaj Franga Gjini Hurme Bafti Izmir Dahati Liljana Çopani Mimoza Hoti Pjetër Gjoni Roland Gjoni Samet Dahati Vajdije Allamani Valbona Haka

Nga e njëjta kategori

Zjarri në Krujë, Lamallari: Mirënjohje për efektivët që luftuan me flakët, çdo sekondë vlen

më shumë...

Ekspertët kundër “Territoriales”: Me shkrirjen e bashkive zonat rurale mbeten pa përfaqësim

më shumë...

Policia Rrugore “blindon” Tiranën, 19 persona nën hetim dhe 19 motomjete elektrike të sekuestruara

më shumë...

Shumë turistë, por shpenzojnë pak, ekspertët: Shqipëria renditet ende ndër destinacionet e lira

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

1:55

Zjarri në Krujë, Lamallari: Mirënjohje për efektivët...

1:19

“Nuk e njohim Kosovën”, Prishtina heq flamurin...

1:13

Ekspertët kundër “Territoriales”: Me shkrirjen e bashkive...

1:00

Policia Rrugore “blindon” Tiranën, 19 persona nën...

12:24

Shumë turistë, por shpenzojnë pak, ekspertët: Shqipëria...

12:14

Tragjedi në Ksamil, babai përplas aksidentalisht vajzën...

12:07

Natë e vështirë për Krujën, flakët rrethuan...

12:02

Irani kushte shtesë për Hormuzin: Do të...

11:59

Interes për “Shtëpinë me gjethe”, të huajt...

11:44

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare...

11:18

“Jo paralele mes Kosovës e Ukrainës”, Tirana...

11:15

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Situata...

11:05

Hyri me Jet Ski në zonën e...

10:52

Shkodër/ Kontrollet me dron, radar dhe makina...

10:13

“Zjarri në Krujë u dominua plotësisht”, ministri...

9:51

Natë “ferri në Krujë”/ Vihen nën kontroll...

Viktima Johan Zuko dhe autori Kristjan Sterjo
9:34

Sterjo mori kallashin dhe ndoqi Zukon e...

9:17

Nga shokë fëmijërie në “rivalë”, si nisi...

9:08

Vatra në Mallakastër ende aktive, vijon lufta...

8:40

“Betejë e jashtëzakonshme”, Rama për zjarrin në...

Më të klikuarat

  • Vrau shokun në pritë! Ky është ekzekutori i 20-vjeçarit në K...
  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Viktima Johan Zuko dhe autori Kristjan Sterjo Sterjo mori kallashin dhe ndoqi Zukon e shokët e tij për t’i...
  • Ukraina nuk e njeh shtetin e Kosovës, Zelensky: Qendrimi jon...
  • Ky është 20-vjeçari i ekzekutuar në Korçë! Autori i zuri pri...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.