Subscribe

Partia e ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski, VMRO-DPMNE, vazhdon te kundërshtoje platformën shqiptare, ndërsa flet per detaje sekrete te nje marrëveshjeve, qe mund te dëmtoje shtetin. Ne nje deklarate te kësaj force politike kritikohet Zoran Zaev per lëshimet e bëra per te kënaqur interesat e shqiptareve, ndërsa theksohet se ajo nuk do lejoje te merren vendime ne kundërshtim me interesat e Maqedonisë.

 

“Zoran Zaev dhe LSDM nuk e kanë problem që të debatojnë lidhur me ndryshimin e himnit, stemës dhe flamurit me qëllimin final që të përfaqësohen dhe shqiptarët. Ata nuk e kanë problem të ndryshojnë emrin brenda 1 viti, vetëm që të kënaqin platformën shqiptare dhe të bëhen pjesë e NATO-s, nuk e kanë problem të zyrtarizojnë gjuhën shqipe në dokumente, madje edhe valutën, apo uniformat, duke pasur parasysh që detajet e marrëveshjes i mbajnë sekrete.”

 

VMRO hedh idenë e mbajtjes se zgjedhjeve te reja parlamentare njëherazi me ato lokale, ku qytetaret te vendosin per platformën e Tiranës.

 

“Afrohen zgjedhjet lokale dhe zgjidhja me e mire per krizën është qe Zaev te marre guximin dhe te pranoje që të vendose platformën para qytetarëve. Me të njëjtat shpenzime ata do te votojnë edhe per zgjedhjet lokale, edhe per platformën e Tiranës.”

 

Kjo deklarate vjen pas vendimit te marre nga BDI per te hyre ne qeveri me LSDM-ne e Zoran Zaev. Ndërsa kreu socialdemokrat Zoran Zaev ne nje takim me gratë e partisë ka deklaruar se pavarësisht provokimeve nga rivalet per te shkaktuar konflikt, transferimi i pushtetit do te jete i qete.

 

“Ne jemi popull i vogël, prandaj nuk duam që të shkaktojmë konflikt për ta rrëzuar regjimin. Gruevski dhe Ivanov vazhdimisht provokojnë konflikt, por ne kemi vendosur ta marrim pushtetin me qetësi.”

 

Presidenti Ivanov nuk pranoi te mandatoje Zaev per qeverinë dhe nuk e ka rishikuar vendimin, pavarësisht kritikave te ndërkombëtareve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *