Subscribe

Largimi i ish-kryeministrit maqedonas, Nikola Gruevski përmes pikës kufitare të Shqipërisë dhe Malit të Zi, ka sjellë reagimin e malazezëve.

 

Në një deklaratë për mediat, ministria e Brendshme e Malit të Zi, shprehet se Gruevski u largua nga Mali i Zi ditën që ai hyri.

 

Ministria specifikon gjithashtu se në lidhje me rastin Gruevski, ka respektuar plotësisht procedurat ligjore dhe nuk ka bërë asnjë shkelje.

 

“Lidhur me akuzat e publikuara në media, si dhe interesin e tyre në këtë çështje, që kanë të bëjnë me atë që nëse ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski hyri në Mal të Zi më 11 nëntor 2018, e vërteta është kështu. Nikola u largua nga Mali i Zi ditën që hyri  në vendin tonë. Kemi respektuar plotësisht procedurat ligjore,”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *