E diel, 8 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Gruevski i shpëton paraburgimit

Një Gjykatë në Shkup ka refuzuar të dërgojë në paraburgim ish-kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, dhe katër zyrtarë të tjerë, përpara nisjes së gjykimit të tyre mbi akuzat për mashtrim zgjedhor.

 

Gjykata e Apelit ka publikuar vendimin në ueb-faqen e saj.

 

Reklamë

Prokurori special i ka kërkuar gjykatës t’i dërgojë të pandehurit në paraburgim, duke thënë se ata mund të ikin nga Maqedonia ose të ndikojnë te dëshmitarët gjatë gjykimit.

 

Gjykata, më 3 korrik, vetëm se ka urdhëruar konfiskimin e pasaportës së Gruevskit dhe të katër zyrtarëve të tjerë të partisë së tij VMRO-DPMNE.

 

Gjykimi i tyre pritet të nisë në shtator ose tetor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë