Një aksident i rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në Vushtri.

Sipas policisë, një grua shtatzënë është goditur nga makina. Ajo ka humbur binjakët e saj dhe vetë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Më datë 23 është arrestuar i dyshuari kosovar, i cili teksa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur viktimën femër kosovare-këmbësore, e cila ishte shtatzënë. Dyshohet se viktima ka humbur binjakët e saj ende pa lindur, ndërsa sipas mjekëve vet viktima është në gjendje të rëndë”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në paraburgim./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *