“ Lirie Xhepa 49 vjeç u gjet e vrarë më armë zjarri pistoletë, pranë kodrave të liqenit të sharrës mëngjesin e së enjtes. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe nisi hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve të krimit të rëndë ”

 

Menjëherë pas ngjarjes policia shoqëroi dy prej djemve të viktimës por edhe disa të afërm dhe banorë të zonës, të cilët mund të kenë dijeni për vrasjen.

 

Krimi dyshohet të këtë ndodhur mbrëmjen e së mërkurës ndërsa në kërkim si autor i dyshuar u shpall Dashamir Xhepa , rreth 40 vjeç, kunat i viktimës.

 

Pista e parë që kanë ngritur ekpertët e krimeve ndaj jetës dhe prokurori që mbërritën në vendngjarje, është ajo për çështje nderi.

 

Gruaja e vrarë në periferi të kryeqytetit, prej vitesh ishte e ve, pasi burri i saj kishte ndrruar jetë ndërsa banorët e zonës shprehen të habitur për krimin e rëndë.

 

 

“ Ajo ishte gru e urte, kur ka kalonte ktu pershendeteshim zdi ca të them, jemi habit ”

 

 

Burime nga policia nuk përjashtojnë një lidhje inteme të mundshme mes viktimës dhe autorit të dyshuar megjithatë, dëshmitë e familjarëve pritet të hedhin më shumë dritë mbi vrasjen Lire Xhepës.

 

Vendi ku u gjet trupi i pajetë ndodhet jo shumë larg banesës së 49 vjeçarës ndërsa provat e mbledhura pritet të përcaktojnë nëse është ekzekutuar aty apo është transportuar për të fshehur gjurmët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *