E mërkurë, 18 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Gruaja merr 28 milionë lekë dhe “zhduket” nga shtëpia; policia e kap pas denoncimit të bashkëshortit

Vjedh 28 milion lekë në shtëpinë e vet, arrestohet nga policia. Ka qënë bashkeshorti që ka bërë denoncimin për gruan e tij, pasi ka konstatuar se në banesë nuk ishte shuma e lekëve.

 

Fillimisht Gjergji Nani, pasi ka vërejtur mungesën e lekëve në banesën bashkëshortore i ka kërkuar gruas së vet Alketa Nani të tregonte për lekët, por ajo është larguar nga shtëpia pa dhënë sqarime për shumën e humbur.

 

Reklamë

Një ditë më vonë ka qënë policia e Korçës ajo që ka arrestuar 41 vjeçaren pasi dyshohet se ka vjedhur në banesën e vet në fshatin Voskopojë, shumën prej 28 milion lekësh.

 

Policia ka bërë me dije se pas arrestimit ka gjetur një pjesë të shumës dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

 

Grupi i hetimit po punon për zbardhjen  kësaj ngjarjeje dhe gjetjen e pjesës tjetër të lekëve të vjedhura në banesën e familjes Nani.

Vazhdo të lexosh

Reklamë