E hënë, 5 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Gruaja e kompozitorit, prej ditësh me temperaturë”/ Revoltohet mjeku: Zemërqelbur, turp t’ju vijë

Mjeku i Urgjencës në QSUT, Petrit Vargu denoncon se gruaja e kompozitorit të ndjerë, Feim Ibrahimi, ka shfqur simproma të koronavirusit dhe kërkon nga Urgjenca që të bëjë tamponin.

Mjeku kërkon të dijë se cili është kriteri që e përjashton atë për të bërë analizën e tamponit, ndërsa ka hedhur akuza ndaj autoriteteve përgjegjëse që të kenë respekt për atë që Feim Ibrahimi ka bërë për Shqipërinë.

“Disa miq e dashamires me njoftojne qe bashkeshortja e te pavdekshmit Feim Ibrahimi,ish mesuesja e gjeneratave te tera mjekesh, avokatesh, inxhinieresh etj…eshte me temperature dhe ka dite qe kerkon ndihme nga urgjenca e Tiranes per te bere analizen e famshme te tamponit. Te nderuar zemergure dhe zemerqelbur, qe sot fatkeqesisht per popullin shqiptar jeni ne pushtet, kush eshte kriteri qe e perjashton gruan e kompozitorit legjendar shqiptar te mos beje tamponin? Nese nuk keni respekt per jeten e nje njeriu kini respekt per ate qe Feim Ibrahimi ka bere per Shqiperine. Turp t’ju vije! Qenkeni te pakorrigjueshem”, shkruan Petrit Vargu.

Vazhdo të lexosh

Reklamë