Subscribe

Zv.minstrja e Bujqësisë Ermira Gjeci njoftoi se në 24 orët e fundit nuk është konfirmuar asnjë rast pozitiv me gripin e shpendëve në vend.

 

Gjeci theksoi se nuk ka asnjë vatër të re dhe se po vijon groposja e shpendëve që kanë ngordhur gjatë ditëve të fundit. Sipas zv.ministres situata paraqitet e qetë, ndërsa AKU vazhdon me kontrollet në të gjithë vendin.

 

“Në lidhje me situatën gjatë 24 orëve nuk kemi pasur konfirmimi për asnjë rast të ri pozitiv. Po ashtu nuk kemi pasur denoncime. Në të gjithë territorin vazhdon procesi i groposjes së shpendëve të ngordhur.

Nga kontrollet e kryera situata paraqitet e shëndetshme pasi nuk ka vatra të tjera. Kontrollet po vazhdojnë në të gjithë territorin nga AKU dhe nuk janë konstatuar shkelje”, u shpreh Gjeci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *