E shtunë, 14 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Griezman paguan klauzolën 120 mln euro, Barça me sulm atomik

Merr fund një nga telenovelat më të gjatë të kësaj merkatoje. Avokati I Antuan Griezman, ka shkuar në zyrat e Ligës Spanjolle për të paguar klauzolën që e lidh sulmuesin francez me Atletico Madrid.

Servan Karien do të dorëzojë në zyrat e ligës një çek të vlefshëm me 120 milion euro, aq sa ishte klauzola që lidhte kampionin e botës me klubin madrilen.

Mes palëve ka pasur një sherr të madh muajt e fundit, teksa “Los Colchoneros” nuk ranë dakort me transferimin e tij tek Barcelona.

Pak ore me vone katalanasit zyrtarizuan transferimin e tij duke i vendosur nje klauzole te jashtezakonshme prej 800 milion euro ndersa francezi firmosi deri ne vitin 2024.

Reklamë

Tashmë katalanasit do të kenë një sulm atomic me Messin, Suarez, Dembele, Coutinho e Griezman.

Imagjinoni nëse rikthehet edhe Neymar?

Vazhdo të lexosh

Reklamë