E shtunë, 26 Shtator 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Grida Duma i përgjigjet Veliajt: S’më ndalon dot të luftoj për të vërtetën

Ish-deputetja e PD, Grida Duma ju përgjigj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj pas paralajmërimit të tij se do ta padisë demokraten për shpifje. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Duma tha e prerë se asgjë nuk mund ta ndalojë për të luftuar për të vërtetën.

 

“Buratini i Ramës është i kapur kokë e këmbë! Asnjë mjet nuk do më ndalojë mua, Partinë Demokratike të luftojmë për të vërtetën! Askush nuk do të na ndalojë të themi të vërtetën dhe në 25 prill ti japim shqiptarëve një qeveri që kujdeset për ta. Bashkëngjitur shikoni gjyqin të fituar me Veliaj për shpifje, kur denoncuam të tjera shkelje dhe abuzime te tij me taksat e shqiptarëve.”

 

Replikat mes Partisë Demokratike dhe Bashkisë së Tiranës këtë të shtunë kanë qenë të shumta, pas publikimit të përgjimeve të klanit mafioz Ndrangheta.

Vazhdo të lexosh