Subscribe

Punonjësit e nënstacionit elektrik të pocemit kanë hyrë sot në ditën e tetë të grevës së urisë.

Gjendja shëndetësore është rënduar akoma më shumë ndërsa një pjesë e tyre vijojnë te refuzojnë marrjen e ndihmës mjekësore dhe pse janë në gjendje kritike.

Grevistët kanë përsëritur edhe njëherë qëndrimin e tyre se nuk do të tërhiqen pa marrë pagat e prapambetura.

E njëjta situatë paraqitet edhe tek Uzina e Naftës në Ballsh, ku naftëtarët kanë hyrë në ditën e katërt të grevës së urisë.

Ata akuzojnë deputetët e zonës, ministrat oërgjegjës dhe autoritetet vendore se i kanë lënë në harresë.

Naftëtarët e ballshit nuk kanë marrë pagat prej 5 muajsh ndërsa ata të pocemit prej 27 muajsh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *