Subscribe

Mijëra qytetarë kanë mbushur rrugët e Greqisë për të kundërshtuar projektligjin e ri të punës, i cili sipas tyre do të cenojë të drejtat e punëtorëve, do të shfuqizojë rregullin tetë-orësh dhe do të  kufizojë të drejtën për grevë.

 

Në dy qytetet më të mëdha, Athinë dhe Selanik,  metrotë, tramvajet dhe hekurudhat do të jenë jashtë funksionit gjatë gjithë ditës.

 

Ndërkohë nuk do të ketë as shërbime me tragete në të gjithë vendin.

 

Pjesëmarrja në grevë  përfshin  të gjithë nëpunësve civilë, si dhe federatat e mjekëve dhe punonjësve shëndetësorë, zyrtarëve të gjykatave dhe mësuesve.

 

Në sektorin privat, ndër të tjera, llogaritarët, farmacistët, ndërtuesit, punëtorët e guroreve dhe të tjerët i janw bashkuar grevës.

 

Sindikatat e gazetarëve gjithashtu kanë njoftuar pjeswmarrjen në protestw.

 

Drafti  i paraqitur  në parlament nga  partia Demokracia e Re, rrit kufirin ligjor të punës jashtë orarit në 150 orë në vit, nga 96 orë shtesë që është aktualisht.

 

Sipas kritikëve, kjo do të  bënte të mundur që punëtorët të punonin deri në 10 orë në ditë. Projekt-ligji gjithashtu do të prezantojë një “kartë dixhitale ” për të monitoruar orët e punës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *