Greqia është paralizuar nga një grevë e përgjithshme 24 orëshe e sektorit shtetëror dhe atij privat, kundër një pakete masash shtrënguese të qeverisë Tsipras, që pritet të miratohet te enjten në parlament. Punëtoret kane lene punen dhe kane dale ne rruge.
Shumë shërbime të administratës publike nuk funksionojnë për qytetarët, ndërsa problematike paraqitet edhe situata e transportit. Në grevë janë përfshirë punonjësit e aeroportit ndërkombëtar të Athinës, ku shumë fluturime të brendshme janë anuluar, ndërsa fluturime të tjera do të kenë vonesa të mëdha. Po kështu tragetet nuk po lundrojnë, autobusët nuk kanë transportuar udhëtarë, ndërsa spitalet punojnë me staf të reduktuar.
Qeveria është e detyruar të miratojë masat, në këmbim të mbështetjes financiare nga partnerët dhe kreditorët, ku përfshihen shkurtime te pensioneve. Ndonëse masat e reja nuk do hyjnë në fuqi deri në vitin 2019, kryeministri Tsipras synon të bindë ministrat e Financës së Eurozonës të hënën e ardhshme, që të japë një kredi tjerët prej 7,5 miliard eurosh.