Pas grevës së kontrollorëve, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ushtria kanë zbarkuar në aeroportin e Rinasit.

Hapësira ajrore shqiptare u mbyll këtë të mërkurë, pasi kontrollorët  firmosën kontratën e paaftësisë në punë, duke shkaktuar rrjedhimisht dhe pezullimin e fluturimeve nga Rinasi.

Avokati i grevistëve tha se punonjësit po zbatojnë një pikë të kontratës dhe askush nuk mund t’i kërcënojë me ndjekje penale, ndërsa ka hedhur poshtë akuzat për përdorim politik të situatës së krijuar në aeroport.

Për situtën e krijuar, kryeministri Edi Rama ka fajësuar Sali Berishën dhe Ilir Metën, për të cilët tha se po tentojnë të rrëzojnë shtetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *