Kengëtarja Greta Koçi ka hapur sërish opsionin ‘Ask a question’, në profilin e saj në Istagram.

 

Në përgjigjet e saj ajo ka zgjedhur disa nga pytjet më interesante të fansave. Njëra prej tyre fitoi vëmendje të veçantë, pasi një nga fansat e vuri përballë një zgjedhjeje të veçantë.

 

“Nëse do isha më i pasuri i botës, do martoheshe me mua?”, ka shkruar djali në fjalë, kjo është një pyetje që Greta ka zgjedhur për ti dhënë përgjigje.

 

“Nëse ti do të ishe më i pasuri i botës së pari do të duartrokisja për tërë zgjuarsinë dhe zotësinë nëpërmjet së cilës keni arritur të jeni njeri kaq i zoti. Njerëzit e suksesshëm nuk ecin rastësisht. Asnjë sukses në jetë nuk vjen rastësisht. Megjithatë që do t’ju duartrokisja nuk diskutohet, por që të martohesha nuk do të mjaftonte vetëm fakti që jeni më i pasuri. Që të martohesha do duheshe të ishit njeri i mirë, i drejtë, të nderonit dhe respektonit familjen dhe femrën. Njeriu nuk martohet dhe bashkjeton me paratë, por me njeriun. Lum ai njeri që është aq i pasur në shpirt, po aq sa llogaria e tij bankare. Shembuj të djemve të babit, me makina e ora mijëra euro që janë vënë në mënyrë të kundra ligjshme, unë as nuk i konsideroj fare, madje ndihem keq që ‘disave’ ju duken sikur kanë gjetur ‘Princin’, e vonë ju bie të kuptojnë se ajo ‘pasuri’ është një shkatërrim dhe se nuk shtyhet jeta me para që nuk janë vënë me mund dhe me djersë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *