E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 30 minuta më parë
Rajoni

Greqia raporton zero viktima nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit

Greqia nuk ka shënuar asnjë viktimë gjatë 24 orëve të fundit. Për rrjedhojë, numri i vdekjeve qëndron në total në 146.

Autoritetet në shtetin fqinj raportuan këtë të martë 10 raste të reja COVID-19, duke e çuar gjithsej në 2.642 numrin e të infektuar nga Covid-19.

Greqia nisi të hënën fazen e parë të hapjes së vendit. Mbi 26 mijë kompani, aktivitetet e të cilave ishin pezulluar që nga fillimi i marsit me vendim të qeverisë, janë përsëri në shërbim të qytetarëve grekë.

Hapja e dyqaneve do të shoqërohet me masa mbrojtëse, si mbajtja e një distance prej dy metrash mes njerëzve dhe përdorimi i maskave.

Lehtësimi i masave do të shoqërohet me gjoba të rënda, të cilat variojnë nga 2 mijë deri 100 mijë euro për ato biznese që nuk respektojnë rregullat, si dhe pezullim deri në 90 ditë të aktiviteteve të mëdha. 

Vazhdo të lexosh

Reklamë