Subscribe

Autoritetet greke kanë kaluar në gjendje alarmi pas atentatit të djeshëm me një zarf bombë, kundër ish kryeministrit Lucas Papademos. Paralelisht me zhvillimin e hetimeve janë shtuar edhe masat e sigurisë, pasi autoritetet policore dyshojnë se personalitete te tjera mund te bëhen shënjestër e sulmeve. Hetuesit kane zbardhur edhe disa detaje nga mënyra e realizimit te atentatit, ku detonatori dhe lënda eksplozive ishin vendosur brenda nje libri, ne faqet e te cilit ishte krijuar nje grope. ai i ishte dërguar me nje zarf ish-kryeministrit, te cilin ai e ka hapur kur ishte duke lëvizur me makine. Nje tjetër pikëpyetje e ngritur nga hetuesit është se si ka mundur zarfi bombe te mbërrije ne duart e kryeministrit, pasi ishte kontrolluar me pare ne dy pika te ndryshme. Ngjarja nuk është marre përsipër nga asnje organizate, por dyshimet kryesore te policisë bien mbi grupin anarkist “Komploti i bërthamave te zjarrit”, i njohur per dërgimin e pakove te tilla bombe. Lucas Papademos gëzonte ruajtjen nga policia, jo vetëm si ish-kryeministër, por edhe sepse konsiderohej si objektiv i një atentati të mundshëm. Emri i Papademos është përmendur shpesh në traktet e organizatave guerrile greke, kur ato kishin marrë përgjegjësinë për atentatet që kishin kryer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *