Greqia mbështet integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian. Qëndrimin e Athinës e ka përsëritur ministri i jashtëm grek, Niko Dendias i cili gjatë vizitës zyrtare në Shkup ritheksoi rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes e  Prespës.

 

NIKOS DENDIAS

MINISTËR I JASHTËM GREK

“Greqia është dhe mund të jetë miku dhe bashkëpunëtori juaj më i mirë. Zgjedhja që keni bërë për të qëndruar pranë nesh, për të ecur në rrugën drejt familjes së madhe evropiane është zgjedhja e duhur për të mirën e njerëzve tuaj. Zbatimi i Marrëveshjes së Prespës duhet të vazhdojë.”

 

Edhe shefi i diplomacisë së Maqedonisë së veriut u shpreh se marrëveshja është baza e marrëdhënieve mes dy vendeve.

 

BUJAR OSMANI

MINISTER I JASHTËM I MAQEDONISË SË VERIUT

“Zbatimi i marrëveshjes është në interes të vendit tonë dhe garanton perspektivën e vendit, të marrëdhënieve tona dypalëshe dhe askush nuk do të lejojë që Marrëveshja e Prespës të rrezikohet”.

 

Marrëveshja e Prespës është arritur me 16 qershor të vitit 2018 ku dy vendet i dhanë fund përplasjeve gati 20-vjeçare për emrin e Maqedonisë së Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *