Shtetet më të mëdha evropiane kanë vendosur të kthejnë nxënësit në shkolla edhe pse autoritetet shëndetësore raportojnë rritje të numrit të infeksioneve me koronavirus.

Zyrtarët grekë konfirmuan se procesi mësimor do të shoqërohet me testime të shpeshta dhe të vazhdueshme. Nxënësve do t’u kërkohet të bëjnë tre vetë-testime në javën e parë të shkollës pas pushimit dimëror. Pas kësaj, pavarësisht statusit të tyre të vaksinimit, ata do të bëjnë një test dy herë në javë. Në rast se një nxënës rezulton pozitiv me Covid-19, mësuesit dhe shokët e tyre të klasës do t’i nënshtrohen testimit për pesë ditët e ardhshme.

Edhe në Spanjë, nxënësit dhe studentët do të kthehen në shkolla dhe universitete nga data 10 janar. Në 17 rajonet spanjolle, të gjithë votuan në favor të mësimit në prezencë ndërsa mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme.

Më shumë se 90% e spanjollëve mbi 12 vjeç janë vaksinuar me të dyja dozat ndërsa më pak se një e treta e fëmijëve të moshës 5-11 vjeç kanë marrë dozën e tyre të parë qëkurse nisi imunizimi i kësaj grupmoshe nga mesi i muajit dhjetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *