E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Greqia: Kufiri detar është prioritet, por negociatat me Shqipërinë janë të agravuara

Pas arritjes se marreveshjes me Italine per delimitiminn e zones ekskluzive ekonomike, Greqia nënshkroi të enjten nje marreveshje te pjesshme per delimitmin e Shelfit Kontinental dhe zones ekskluzive ekonomike  me Egjiptin.

Ministri i jashtëm grek Nikos Dhendhias në një intervistë televizive  theksoi se një nga prioritetet e radhës të athinës zyrtare  është  finalizimi i paktit detar me Shqiperine.

Reklamë

NIKOS DENDIAS

MINISTER I JASHTËM I GREQISË

Me Shqiperine ceshja e marreveshjes se detit eshte me e agravuar. Shqiptaret ne fillim rane dakord, pastaj e cuan ne gjykaten kushtetuese. Kane problemet e tyre ligjore te brendshme qe kane te bejne me autorizimin e presidentit për qeverine, te cilin ai nuk eshte i gatshem per ta dhene. Por eshte nje ceshtje te cilen diplomacia greke do ta trajtoje dhe kjo është e padiskutueshme. Shqiperia eshte vend fqinj. Nje vend me te cilin greqia deshiron te kete marredhenie miqesore dhe deshiron te zgjidhe te gjitha problemet , nje nga problemet eshte dhe marreveshja per detin. 

Nderkohe opozita greke i ka bere apel qeverisë së Kyeriakos Micotaqis  per zgjatjen e ujerave territoriale ne detin Jon nga 6 ne 12 milje.

NIKOS DENDIAS

MINISTER I JASHTËM I GREQISË

Ne ministrine e jashtme kam gjetur nje pune parapergatitore  per zgjerimin e ujerave territoriale ne detin jon me shqiperine dhe ne respektojme traditen e punes se paraardhesve. Zgjerimin e ujerave territoriale qeveria greke e ka ne shqyrtim,  por kerkon pune, si p.sh. mbyllja e gjireve,   gjithashtu do te njoftojme dhe partite politike ne vend e me pas do te vijojme me hapat e tjere.Sigurisht ka edhe ceshte te tjera. Sic jane mbrojta e te drejtave te njeriut te minoritetit grek te cilat do te zsgjidhen ne kuader te integrimit te Shqiperise sepse kjo eshte nje e drejte europiane, nuk flasim ketu vetem si Greqi, por si Bashkimi Europian dhe ky eshte nje mesazh per te gjitha vendet qe kane nisur kete rrugetim te gjate per tiu bashkuar familjes sone, bashkimit europian. Respektimi i te drejtave te njeriut eshte ceshje kryesore,  shqiptarët ta shohin minoritetin grek si nje faktor per zhvillimin e vendit dhe nje ure miqesie mes dy vendeve


Nenshkrimi i marrveshjes Greqi -Egjipt ka bere jehone dhe ne mediat e huaja, nderkohe ato gjermane vene ne dukje se athina zyrtare po punon per finalizimin e paktit detar edhe me Shqiperine.

Vazhdo të lexosh

Reklamë