Greqia nga dita e sotme ka hapur zyrtarisht sezonin turistik me masa krejtësisht të lehtësuara anti-Covid.

Karantina e pjesshme është hequr dhe  vecanërisht në 6 rajone ku turizmi detar është masiv, të gjithë qytetarët nuk do të qarkullojnë me kufizime në orare.

Autoritetet lajmëruan rinisjen e fluturimeve me shumë vende të Europë dhe të botës për ata që duan ti kalojnë pushimet në Greqi. Kufijte tokësore apo detare gjithashtu me vendet e BE janë hapur.

Ndërkohe ende nuk ka një vendim për kufirin me Shqipërinë që vazhdon të jetë I mbyllur.

Po kështu pritet që deri në fund të majit të jenë vaksinuar të gjithë qytetarët që jetojnë në zonat më të rëndësishme turistike të vendit, si përpjekje për të mos pasur probleme me shendetin e tyre por edhe të turisteve që do të vijnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *