Subscribe

Pas vizitës së kryeministrit Rama në Athinë ku u takua me homologun Kiriakos Micotaqis, Greqia duket se po shton përpjekjet për të lobuar me vendet skeptike për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

 

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dhendias në një intervistë radiofonike u shpreh i zhgënjyer për veton e Francës, duke theksuar se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk mund të presin, ben te ditur Vizion Plus.

 

 

NIKOS DHENDHIAS

 

MINISTER I JASHTEM I GREQISË

 


Me vendimin që mori Bashkimi Europian për negociatat  në samit tashmë është krijuar një vakuum  politik ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. I kanë lënë të presin. Pritja nuk është politikë. Pritja nuk është qëndrim.
 Ne si Greqi kemi shumë gjëra për t i thënë Europës dhe mund të bëjmë shumë gjëra për këto dy vende.

 

Kryediplomati grek u tregua optimist se Athina zyrtare mund të bindë presidencin francez Emmanuel Macron, raporton Vizion Plus.

 

 

NIKOS DHENDHIAS

 

MINISTER I JASHTEM I GREQISË

 

 

Po sikur unë tju them se Greqia mund ta bindë Macronin? Ne kemi folur edhe me Italinë edhe me Francën e Gjermaninë. Për ne është një cështje e menjëhershme. Është fqinjësia jonë.  Rajoni është vendi ku ekonomia greke duhet të riaktivizohet pas krizës ekonomike.  Jemi shumë të kujdesshëm pasi nuk dëshirojmë dështime.  Pyetja është se çfarë do të ndodhë. Sepse nëse ‘jo’ përsëritet, kthehemi në pikën fillestare të diskutimit.

 

Çështja e nisjes së bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe metodologjia e re e inicuar nga Franca, pritet të diskutohet në samitin e ministrave të Jashtëm në datë 19 nëntor./ Gerta Banushi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *