Greqi, rrahu barbarisht të bijën 16-vjeçare, pranga shqiptarit

Një 48 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke pasi akuzohet për dhunë të ushtruar ndaj vajzës së tij adoleshente.
Ngjarja ka ndodhur të hënë në Volos të Greqisë, ku 48-vjeçari shqiptar ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij 16-vjeçare, derisa e ka lënë pa ndjenja.
Sipas të dhënave, 48-vjeçari është drejtuar në fshatin Nea Jonia pak kilometra nga qyteti Volos, ku ndodhej e bija 16-vjeçare, e ka thirrur jashtë shtëpisë dhe e ka qëlluar fort në kokë dhe në qafë.
16-vjeçarja ka humbur ndjenjat ndërsa urgjenca e ka transportuar menjëherë në spital, ku kurohet jashtë rrezikut për jetën. Megjithëse 48-vjeçari është përpjekur të fshihet, policia ka arritur t’a arrestojë
Ndërkohë policia greke po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.




