E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Greqi, gjendet i pajetë 35 vjeçari shqiptar në burg

Një shqiptar është gjetur i pajetë këtë të dielë në qelinë e një burgu në Trikala të Greqisë.

 

Shqiptari 35-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u gjet nga gardianët e burgut pasi nuk iu ishte përgjigjur thirrjeve të tyre.

 

Reklamë

Shkaku i vdekjes mbetet mister, ndërsa mësohet se gjendja shëndetësore e tij kishte qenë normale kur kishte shkuar për të fjetur një natë më parë.

 

Sipas mediave greke, autoritetet policore kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vdekjes së shqiptarit.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë