E hënë, 9 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 15 minuta më parë
Kosova

Grenell në Prishtinë, darkon sonte me Thaçin

Kosovo's president Hashim Thaci, right, meets with President Donald Trump's envoy for the Kosovo-Serbia dialogue, Ambassador Richard Grenell in Kosovo capital Pristina on Wednesday, Oct. 9, 2019. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, mbrëmjen e kësaj të mërkure do të takohet me të dërguarin special të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Richard Grenell.

 

Informacionet bëjnë me dije se takimi do të zhvillohet në orën 19:30 në një nga restaurantet e Prishtinës.

 

Reklamë

“Sonte në orën 19:30, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të zhvillojë darkë pune me të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin Richard Grenell”.

 

Emisari Grenell ka mbërritur sot në Prishtinë, do të qëndrojë edhe nesër, ndërkohë të premten udhëton drejt Beogradit.

 

Ndryshe, vizita e Grenell në Kosovë vjen pas arritjes së marrëveshjes për hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd.

Vazhdo të lexosh

Reklamë