I dërguari special Special i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, këtë të premte po zhvillon një vizitë në Beograd.

 

Gjatë qëndrimit të tij në Serbi ai është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç.

 

Grenell siç ka thënë dhe në Prishtinë, është shprehur se Serbia duhet ta ndalë fushatën e egër kundër pavarësisë së Kosovës, ndërkohë ka thënë se Kosova duhet të heq taksën.

 

Në një konferencë të përbashkët për media me presidentin serb, Grenell tha se ka ardhur në Prishtinë dhe Boegrad për t’i shtyrë përpara dy palët dhe për t’i inkurajuar të arrijnë atë që dëshirojnë, dhe mbi të gjitha për të shtyrë Prishtinën dhe Beogradin të punojnë në ekonomi dhe të krijojnë mundësi për njerëzit e rinj.

 

Ndërkohë presidenti i Serbisë ka folur rreth problemeve që i ka shkaktuar taksa duke thënë se kanë humbur nga 1 milionë euro çdo ditë që nga marrja e atij vendimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *