Richard Grenell, një nga njerëzit më të besuar të presidentit amerikan Donald Trump ka dhënë dorëheqjen nga një tjetër funksion.

Diplomati  amerikan, ka konfirmuar se nuk do të jetë më pjesë e Departamentit të Shtetit Amerikan, duke lënë të kuptohet se tani do të fokusohet vetëm në dialogun Kosovë-Serbi.

Grenell përpara largimit nga detyra  mori një dhuratë të veçantë nga presidenti Trump, karrigen në të cilën ishte ulur ai në departamentin e shtetit.  

RICHARD GRENELL

I DERGUAR I SHBA PER DIALOGUN KOSOVE-SERBI

Sot zyrtarisht dhashë dorëheqje nga Departamenti i Shtetit. Presidenti Trump më ofroi një dhuratë, karrigen time të kabinetit. Presidenti Trump dëshironte që unë të merrja karrigen time, sepse siç tha ai: “Ju jeni sekretari i parë homoseksual dhe kjo ka një peshë të madhe.”

Grenell ka ushtruar shumë funksione paralelisht, përveç të dërguarit të Uashingtonit për dialogun Kosovë-Serbi, ka qenë dhe ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Berlin. Gjithashtu  shërbeu edhe si Drejtorit i Inteligjencës Kombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *