Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 September 2026
Vizion fokus

Los Blancos nisin fuqishëm, Interi dorëzohet në Madrid

“Bisedimet SHBA-Iran kanë shkuar keq”, Katari bën thirrje për...

Përplasje diplomatike Britani-Izrael, Londra vendos sanksione ndaj kolonive në...

Putin telefonatë me Trump: Rusia nuk ka “plane agresive”...

Telefonata e rreme për pak shkaktoi aksident mes zjarrfikëseve...

Gjirokastër, zjarri i qëllimshëm përfshin një sipërfaqe bujqësore

Sulmi verbal ndaj Iris Luarasit, reagon Rama: Çfarë mjerimi...

AEK fiton në Champions! Pilios protagonist, Strakosha mungon

Situata e zjarreve në vend, ja sa vatra janë...

Mourinho kundër Interit, sonte spektakël në Bernabeu! Zbulohen formacionet...

Gratë shqiptare pas punëve të shtëpisë dhe kujdesit të familjarëve, për çfarë e privojnë veten

19 Gusht 09:41

Një shprehje e urtë thotë se koha është flori. Por a e dini se pjesën më të madhe të kohës së grave shqiptare e zënë punët e shtëpisë, gatimi, kujdesi për fëmijët apo të moshuarit.

Gratë shqiptare kanë shumë më pak kohë për t’u kujdesur për veten, të merren me sport, evente kulturore apo argëtuese në krahasim me burrat. Ndërkohë që krahasuar me vendet e BE-së dhe rajonit, indeksi i barazisë gjinore në fushën e kohës është më i ulët në vend…

Indeksi i Barazisë Gjinore në Fushën e Kohës për Shqipërinë është 48,1. Sipas nënfushave, vihet re se në nënfushën e aktiviteteve të kujdesit shënohet një vlerë pak më e lartë e indeksit se sa në nënfushën e aktiviteteve sociale. INSTAT shpjegon në raportin e Barazisë Gjinore se Fusha e Kohës lidhet me e punën e paguar dhe punën e papaguar në shtëpi dhe me kujdesin për fëmijët dhe anëtarët e tjerë të familjes, si dhe me raportin që zë puna ndaj kohës së lirë.

Mes burrave dhe grave në Shqipëri ka një dallim të ndjeshëm sa i përket përqindjes së personave që shprehen se kujdesen për fëmijët apo nipërit dhe mbesat e tyre, për të moshuarit apo për personat me aftësi të kufizuara çdo ditë, me përkatësisht 51.1 për qind e grave dhe 24.6 për qind e burrave.

Kur bëhet fjalë për gatimin dhe punët e përditshme të shtëpisë, ky aktivitet përbën 87.8 për qind për gratë dhe vetëm 16.1përqind për burrat.

Nga ana tjetër, gratë i kushtojnë më pak kohë aktiviteteve sportive, kulturore ose argëtuese jashtë shtëpisë çdo ditë ose disa herë në javë–31.4 për qind në rastin e grave dhe 43.9 për qind në rastin e burrave.

Te gratë, 5.4 për qind janë të përfshira në aktivitete vullnetarizmi apo bamirësie të paktën një herë në muaj, kurse në rastin e burrave janë 3.4 për qind ata që merren me aktivitete të tilla.

Si krahasohemi me BE-në

Rezultati i indeksit për Shqipërinë në fushën e kohës është më i ulët se sa mesatarja e BE-28 me 17.6 pikë. Në BE, ka mesatarisht një numër më të vogël personash që kujdesen çdo ditë për fëmijët apo për anëtarë të tjerë të familjes sesa në Shqipëri (37.5 për qind e grave dhe 24.7 për qind e burrave), duke shënuar kështu një dallim ende të ndjeshëm gjinor.

Dallimi gjinor është shumë më i dukshëm në BE se sa në Shqipëri në lidhje me gatimin dhe punët e shtëpisë, ku 78.7 për qind e grave e kryejnë këtë aktivitet çdo ditë, ndërkohë që në rastin e burrave janë 33.7 për qind. Sa u përket aktiviteteve sportive, kulturore dhe aktiviteteve të tjera argëtuese të përditshme apo disa herë në javë, gratë dhe burrat janë në numër më të vogël në BE se sa në Shqipëri (27.5 për qind e grave dhe 31.9 për qind e burrave), duke shënuar edhe këtu një dallim të konsiderueshëm gjinor në favor të burrave.

Nga ana tjetër, mes grave dhe burrave në BE, ka një përqindje më të madhe të personave të përfshirë në aktivitete vullnetarizmi apo bamirësie të paktën një herë në muaj (12.2 për qind e grave dhe 11.4 për qind e burrave).

Krahasuar me Shtetet Anëtare të BE-së dhe me dy vendet kandidate të BE-së, Shqipëria renditet 27/31 në bazë të vlerës së indeksit në fushën e kohës. Ajo është e pozicionuar mes Serbisë dhe Portugalisë dhe më lart se Sllovakia, Greqia dhe Bullgaria./MONITOR/

Posted Under:
Sociale
Tagged:
grate pune sport

Nga e njëjta kategori

Rezultatet e PISA 2025, Kumbaro zbulon objektivat: 1 mijë laboratorë inteligjentë dhe kurrikula të reja

më shumë...

Ulen lehtë temperaturat, parashikimi i motit për ditën e mërkurë

më shumë...

Hapet ekspozita “Postriba ’46”, kujtohet 80-vjetori i kryengritjes kundër regjimit komunist

më shumë...

Tjetër dramë sociale në Shqipëri! Një e moshuar gjendet e pajetë në banesë, jetonte e vetmuar

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:06

Los Blancos nisin fuqishëm, Interi dorëzohet në...

10:54

“Bisedimet SHBA-Iran kanë shkuar keq”, Katari bën...

10:32

Përplasje diplomatike Britani-Izrael, Londra vendos sanksione ndaj...

10:19

Putin telefonatë me Trump: Rusia nuk ka...

10:07

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë,...

9:52

Telefonata e rreme për pak shkaktoi aksident...

9:35

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që...

9:16

Gjirokastër, zjarri i qëllimshëm përfshin një sipërfaqe...

9:10

Sulmi verbal ndaj Iris Luarasit, reagon Rama:...

9:04

AEK fiton në Champions! Pilios protagonist, Strakosha...

8:52

Rezultatet e PISA 2025, Kumbaro zbulon objektivat:...

8:45

Situata e zjarreve në vend, ja sa...

8:13

Mourinho kundër Interit, sonte spektakël në Bernabeu!...

8:10

Skandal korrupsioni në Ukrainë, dorëhiqet Prokurori i...

8:02

Aleanca bojkoton seancën për konstituimin e Kuvendit...

7:55

Avokatët bojkotojnë GJKKO, Haxhia: Të rishikohet rregullorja,...

7:49

“Më thirrën hajdute”, Luarasi reagon pas sulmit...

7:47

Kjo bimë aromatike mund të ndihmojë në...

7:15

“Lëshojeni”/ Vijojnë tensionet para Kuvendit, “Shqiponjat” shoqërojnë...

6:47

Pisha e dëmtuar nga zjarri bie në...

Më të klikuarat

  • Sherri që përfundoi me plumba, i shkoi në shtëpi për tu sqar...
  • Shkodra u zgjua me krisma! Ky është 24-vjeçari që mbeti i vr...
  • Pamje të rënda! Gruaja e refuzoi pas takimit të dytë, burri...
  • Sulmi verbal ndaj Iris Luarasit, reagon Rama: Çfarë mjerimi...
  • Pogradeci “zgjohet” nga tërmeti, sa ishte magnituda
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.