Gratë e komunitetit mysliman në Korçë kanë organizuar një panair ushqimor me qëllim që të sigurojnë ndihmë humanitare dhe të sensibilizojnë për sëmundjen e kancerit të gjirit.

 

Aktiviteti u organizua me rastin e muajit tetor, I shpallur edhe si muaji i ndergjegjesimit per kapjen e hershme te kancerit te gjirit.

 

Zyra e gruas në Myftininë Korçë,  në bashkepunim me Medresene e Korçës, organizuan të martën një panair ushqimor me qellimin kryesor sensibilizimin ndaj kancerit të gjirit, por edhe të ndihmojme disa gra të prekura me të ardhurat e mbledhura nëpërmjet kësaj inisiative.

 

Me kontributet e tyre vetjake, ato përgatitën ushqime në kushte shtëpie për ti tregëtuar në panair, në mënyrë që të ardhurat financiare të shkojnë për gratë në nevojë.

 

Kanceri i gjirit është kanceri që prek më së shumti gratë dhe nënat pas moshës 40 vjeç,  dhe çdo grua është e rrezikuar, për shkak të mos diagnostikimit në kohë e një pjesë e tyre fatkeqësisht ndërrojnë jetë. Njëkohësisht, është lloji i kancerit që nëse diagnostikohet në kohë shpëton jetën.

 

Kjo ka qënë dhe motoja e këtij aktiviteti; ndërgjegjësimi që të mos neglizhohet, të planifikohet një mamografi dhe ndërkaq të kontribohet nga shoqëria për të ndihmuar gra të prekura.

 

Pasi të gjithë kemi nevojë për njëri-tjetrin, e më shumë ato që sjellin e ushqejnë jetë kur ndodhen të kërcënuara nga një sëmundje e rrezikshme dhe e përhapur si kanceri I gjirit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *