Ne 8 mars, çadra e opozitës u dominua nga zonjat te cilat protestuan para kryeministrisë per zgjedhje të lira dhe të ndershme e per me shume te drejta per gratë. Lideri i opozitës Lulzim Basha akuzoi qeverinë dhe kryeministrin se ka nxjerre nga parlamenti zonja per te future persona me rekorde kriminale.
“Kemi një qeveri dhe një kryeministër që e ka gojën plot kur vjen fjala për të drejtat e grave por që në fakt e ka bilancin e zi, bilancin zero. Them se e ka bilancin e zi, pasi jo më shumë se një javë më parë Shqipëria është renditur në krye të listës së vendeve të trafikut të qënieve njerëzore.”
Basha ka premtuar se ne rast se shqiptaret i besojnë qeverisjen program arsimor do te ndryshoje per t’u ardhur ne ndihme nenave qe punojnë.
“Nga ora 07.30 e mëngjesit deri në orën 16.00, shteti shqiptar, arsimi publik shqiptar do të marrë përgjegjësitë e plota për fëmijët e shqiptarëve duke çliruar nga barra e sakrificës e pasigurisë të gjitha gratë shqiptare në marrëdhënie pune”.
Sipas Bashes me qeverinë e djathte do te nise edhe epoka e një arsimi publik të përmasave evropiane pa të cilin nuk mund të kemi dinjitet dhe kushte evropiane për gratë dhe nënat shqiptare.





