Subscribe

Një ditë më parë partia demokratike e konsideroi si një arrestim politik atë të kreut të partisë demokratike të Gramshit por pas publikimit të videos dëgjohen fyerjet e rënda që Elmaz Haruni bën ndaj policisë.

 

Sipas policisë mjeti me të cilin Haruni udhëtonte u ndalua për shkak se kreu i PD nuk kishte vendosur rripin e sigurimit. Por pas këtij moment Haruni shpërtheu në akuza.

 

Veç kësaj kreu i PD së Gramshit ishte në gjendje të dehur ndërsa gjatë ofendimeve dhe kërcënimeve nuk mungojnë fjalët banale.

 

Një ditë më parë selia blu tha se arrestimi ishte dëshmi e dorëzimit të policisë para krimit dhe trimërimit të saj pa arsye para qytetarit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *