E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Grabitje në mes të Korçës, hajduti merr lekët dhe arratiset nëpër rrugica

Grabitje në qendër të qytetit të Korçës. Një person ende i paidentifikuar edhe për policinë lokale rreth mesditës pasi ka hyrë më ambientet e një shoqërie financimi i pajisur me mjet prerës i ka kërkuar punonjëseve të zyrës t’i dorëzonin shumën e lekëve që kishin në arkë.

Burime policore bëjne me dije se punonjëset nën kërcenimin e thikës i kanë dhënë grabitësit shumën e lekëve. Shumë e cila sipas burimeve nuk shkon më shumë se 100 mijë lekë të vjetër.

Reklamë

Pasi ka marrë të hollat personi është larguar me shpejtësi nëpër rrugicat e qytetit. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe po punon për identifikimin e autorit.

Kjo nuk është hera e parë që në Korcë grabiten pikat e këmbimit valutor dhe kompanitë e transfertave financiare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë